“Ishalla s’më bie Arditi, sepse është…”, balerina zbulon arsyen pse nuk donte Çunin si partner në ‘DWTS’

by admin
Spread the love

Spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars” është kthyer tashmë në një nga programet më të diskutuar nga publiku shqiptar, kryesisht në rrjete sociale. Tashmë gara është futur në një zonë të nxehtë, teksa javë pas jave kemi pasur edhe eliminime të konkurrentëve VIP në Shqipëri.

Një prej konkurrentëve më interesantë e që në fakt ka bërë mjaft mirë në këto javë të para të spektaklit është këngëtari i njohur shqiptar, Ardit Çuni, i cili shoqërohet në këtë program nga balerina e talentuar, Jora. Së fundmi, ‘çifti’ ishin të ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”, ku treguan më shumë rreth eksperiencës së tyre në këtë spektakël.

Jora, balerina që kërcen me Arditin rrëfeu se kur ka dëgjuar emrin e këngëtarit, i cili përflitej se do të merrte pjesë në ‘Dancing With The Stars’, ishte lutur që mos të ishte partneri i saj. E kjo për një arsye qesharake, por edhe profesionale sa i përket kërcimit, pasi ajo donte një person trupmadh për të bërë kërcime të rrezikshme.

Në fillim fare, kur u diskutua puna e “Dancing With The Stars”, degjoja në lajme që do jetë Ardit Çuni dhe thoja: O zot ishalla s’po më bie mua. E shikoja dhe thoja, ky është i shkurtër. Unë dua një njeri që është pak më trupmadh, të bëjmë ca padjeshka të rrezikshme, domethënë ajo imagjinata e balerinit të ecë përpara.

Dhe në momentin e parë që thanë që ne kemi menduar Arditin, fytyra ime ishte… nuk e dija që Arditi kërcente. Dhe nëse do më thonin tani për të zgjedhur, sërish do kisha zgjedhur Arditin” – u shpreh Jora, balerina shoqëruese e Ardit Çunit në emisionin e mëngjesit në Top Channel.

You may also like