Ishalla këta lot bien mbi ata që e meritojnë, jo mbi fytyrën e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë ditës së sotme, Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë disa prej banorëve që të shohin Big Brother Portokalli. Vetëm ata që kaluan sfidën e pishinës, ku secili prej tyre duhet të kalonte nga njëra anë në tjetrën, duke përdorur komerdaret, pa u rrëzuar në ujë do të shihte Big Brother Portokalli.

Efi, Luizi, Kiara, Kristi, Jori, Qetsori, Nita, Visi dhe Dea kanë qënë banorët që kanë kaluar provën me sukses dhe pjesa tjetër e banorëve kanë qëndruar në dhomën e gjumit gjatë kohës kur u dha spektakli i Big Brother Portokalli.

Shumë prej banorëve kanë qeshur dhe e kanë marrë me shumë sportivitet kur kanë parë veten e tyre të imituar në Portokalli, por duket se moderatorja Kiara Tito nuk është ndjerë aspak mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë Big Brother Portokalli.

Ky i fundit i prekur nga gjendja e Kiarës, nuk kurseu dhe një mallkim: “Ishalla këta lot bien mbi ata që e meritojnë me u ra sipër jo mbi fytyrë të saj.”

You may also like