Isha në kufirin e fillimit të alkoolit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane ishte një nga banorët e këtij edicioni të dytë të reality shoë-t të shumëndjekur, Big Brother VIP Albania. Ai la shtëpinë me vullnet të plotë gjatë spektaklit të së martës, teksa ishte edhe në nominim me Kiarën dhe Luizin, por nuk priti vendimin e publikut dhe u largua vetë.

Ditën e sotme, Bledi ishte i ftuar në emisionin ‘Big Brother Radio’ në Top Albania Radio, ku përmes një lidhje telefonike, gazetari tregoi edhe arsyet se pse mori një vendim të tillë. Bledi rrëfeu se para dy vitesh ka qenë i varur nga alkooli dhe duhani, që i kanë prishur edhe punë në jetë. Sakaq, brenda shtëpisë, ai ishte pranë rifillimit të alkoolit e për këtë arsye vendosi të linte në gjysmë këtë rrugëtim.

“Unë para dy vitesh kam qenë i mbërthyer nga veset, si duhani dhe alkooli dhe shpeshherë limitet e alkoolit më kanë prishur punë madje që nga dokumentat e Anglisë, një pjesë e burgosjes, marrëdhënies me njerëzit dhe aty në shtëpi dy javët e para dhe të fundit që isha tundohesha nga pijet që ishin vërdallë.

Në një shtëpi ku nuk ke internet, telefon, televizor, libra dhe ke të njëjtit banorë me të njëjtat debate ti e krijon një lloj varësie me diçka që ta mbash veten më në formë. Kështu që isha në kufirin e fillimit të alkoolit dhe të degjeneroj edhe veten edhe lojën apo të mbetesha me atë shijen e mirë dhe të largohem sepse edhe kushtet e shtëpisë ta impononin një lloj varësie dhe unë e di veten time” – tha gazetari Bledi Mane.

You may also like