Isha i paaftë për të lidhur këpucët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i njohur i shumë filmave dhe serialeve në botë, Adam Sandler i është nënshtruar një operacioni në kofshë disa muaj më parë. Ai është fotografuar duke ecur me paterica së fundmi, teksa kjo është e përkohshme, për shkak të operacionit.

Adam nuk ka pasur një dëmtim të papritur apo urgjencë mjekësore, por ka pasur një operacion të planifikuar më parë. E tashmë, duket se gjendja e tij është rikuperuar dhe ai ka shkuar në Gotham Awards pak ditë më parë shumë i lumtur. Në në prononcim të bërë për median pagesix.com, aktori deklaroi se ndihet i vjetër.

“Është vërtetë e dhimbshme të thuash me zë të lartë se ndihem i vjetër. Unë them se ishte për shkak të basketbollit, kështu që ndihem paksa i nevrikosur, por më pas i paaftë për të lidhur këpucën time. Unë kam dashur gjithmonë të bëj gjithçka.

Kam qenë me fat që kam njerëz që shkruajnë gjëra për mua që janë aq të bukura dhe punoj me njerëz jashtëzakonisht të talentuar që bashkojnë filmat. Dhe gjërat që bëj me miqtë e mi do të thotë gjithçka. edhe për ne. Më pëlqen të punoj shumë”- u shpreh Adam Sandler për pagesix.com.

You may also like