“Isha 16 vjeçe…”, Beniada tregon punët që ka bërë para modelingut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Beniada Nishani, është një nga banoret më pa komplekse në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo njihet si modele e famshme dhe e suksesshme, por nuk ka ngurruar të tregojë punën e parë që ka bërë. Në një bisedë me Arbrin, tregoi se punonte në një dyqan me mamin ku bënin pastrim.

“Puna e parë kur kam qenë 16 vjeçe, kam punuar me një grua që shiste mish, bënte dhe gjëra për të ngrënë. Punoja atje me mamin. Mami ka punuar shumë vite aty, unë 1 vit. Pastronim dyqanin, ato makineritë e mishit. Pastaj kam punuar dhe shitëse akullore në plazh, dhe si kamariere”, tha Beniada.

Beniada nuk ka ngurruar as të pozojë nudo dhe të reklamojë ndër firmat më të njohura.

Modelja ka marrë pjesë dhe në një rol në filmin e njohur italian të vitit 2018 “Loro”.

Ky film bëhet fjalë për historin e grupi të biznesmenëve dhe politikanëve “Loro” (Ata), që jetojnë dhe veprojnë pranë politikanit Silvio Berlusconi.

Pikërisht rolin e njërës prej femrave të ish-kryeministrit të Italisë e luan Beniada Nishani; ajo është gjithashtu pjesë e trailer-it zyrtar të filmit.

Beniada ka dhënë një intervistë disa vite më parë, në të cilën tregon detajet dhe eksperiencat e bashkëpunimit me regjizorin Sorrentino.

You may also like