Ish-zyrtarja e LSI nxjerr “zbuluar” Berishën: Ky është halli personal që e shqetëson

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-zyrtarja e LSI Brizida Gjikondi ka komentuar ‘Foltoret’ e ish-kryeministrit Sali Berisha në qytetet e Shqipërisë. Gjikondi shprehet se ish-Kryeministri takimet i bën për imunitet politik.

Sipas saj, vetëm nga Berisha nuk mund të presësh demokraci

“Berisha këto takime i ka për hall personal, i ka për imunitet politik. Ai e bën këtë gjë se nëse nesër pasnesër do të ketë precedim penal ndaj tij ose ndaj familjarëve të tij, ai ta ketë ngritur emocionin negativ të Shqipërisë. Ai po bashkon adhuruesit e tij, të cilët nuk e dinë se në çfarë gremine po i çon. Vetëm nga Berisha nuk mund të presësh demokraci”, tha Brizida Gjikondi për Ora News.

You may also like