Ish-ushtaraku i NATO-s Pavel, betohet si president i Çekisë (fotot)

by admin
Spread the love

Ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel ka bërë sot botimin presidencial në Republikën CCeke, duke u bërë presidenti i katërt i vendit që prej pavarësisë në 1993.

Pavel fitoi me zgjedhje direkte në janar duke mundur ish-kryeministrin milioner Andrej Babis, në raundin e dytë.

Pavel zëvenëson kështu presidentin e vjetër ccek Milos Zeman, mandati dytë pesë-vjecar i të cilit skadon më 8 mars.

Ish-komandanti para-ushtarak në luftën serbo-kroate në vitet 1990, vjen në post me zotime për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe forcimit të lidhjeve me BE, NATO dhe SHBA.

“Në fitoren e vlerave, nuk ka as humbës as fitues. Ne jemi një komunitet që duhet të qëndrojmë bashkë,” tha Pavel duke u zotuar të vendosë rregull në vendin evropian me  10.5 milionë banorë.

I lindur në 1961, Pavel ka bërë si shkollë të mesme dhe universitet ushtarak në ish-CCekosllovakinë komuniste, të drejtuar nga Moska.

Ai u bë anëtar i partisë komuniste dhe nisi të ngjiste shpejt gradat e ushtrisë.

“Kam lindur në një familje ku anëtarësia në parti konsiderohej normale, nuk kisha njohuri të vlerësoja natyrën kriminale të regjimit”, justifikohej më herët Pavel për biografinë e tij.