Ish-truproja e Fatos Nanos plas deklaratën e fortë për Gardën e Republikës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-truproja e Fatos Nanos, Tori Agolli deklaroi në një intervistë televizive se Garda e Republikës nuk i trajnon truprojat. Në dijeninë e tij nuk është bërë asnjë trajnim jashtë shtetit.

“Ne të Fatos Nanos jemi trajnuar të gjithë në Izrael,” – sqaroi ai.

Agolli tha se profesionisti nga një mbështetës i thjeshtë që të shoqëron kanë diferencë.

Ai theksoi se truprojat që shoqëronin dje Berishën gjatë protestës i njeh dhe janë djem të mirë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u godit të martën me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.

You may also like