Ish-trajneri i Prishtinës Ciro Blazhevic po e humbet “betejën” me sëmundjen e rëndë

by admin
Spread the love

Në shtator të këtij viti, Mirosllav Bllazheviq, zbuloi se sëmundja e tij iu ishte kthyer dhe tani ajo është përhapur.

Kanceri është përhapur në kockat e tij. Por kur rusi shënoi autogol, thotë ai, të gjitha dhimbjet pushuan.

“Të paktën kam qenë i shëndetshëm për një kohë …”, thotë kroati Bllazheviq për “24 sata”.

Në fillim të shtatorit, trajneri i famshëm dhe ish-trajneri kroat  e i klubit të futbollit Prishtina në vitin 1985, të kohës së gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri, i la të shokuar të gjithë para pak muajve, kur iu “thotë lamtumirë” sllovenëve. 

“Po, biri im, është përhapur deri në kockë.

Unë luftoj, por sëmundja e egër po përhapet në mënyrë të rrezikshme. Kanceri preku kockat, u përhap në brinjë…” – tha me zë të qetë Çiro, i cili ka kohë që shkon në terapi.

“Unë po shkoj, kanë provuar gjithçka, kanë shkatërruar një pjesë të mirë, por ende po përhapet. Lufta është e madhe dhe e vështirë dhe nuk ka asnjë parashikim.

Në ekzaminime disa vlera janë alarmante për mua”, – tha Çiro, i cili në të kaluarën e ka mposhtur dy herë kancerin.

Ai iu nënshtrua një operacioni në prostatën e tij dhe sëmundja u diagnostikua për herë të parë në vitin 2011. Por kanceri i mallkuar u kthye.

“Më thërrasin mjekë nga Zvicra, nga klinika më e mirë në botë, por jam në duart e mjekëve kroatë, u besoj atyre sepse janë më të mirët në botë”, – shtoi Çiro.

Trajneri i famshëm ishte gëzuar fort që Kroacia e mposhti me 1:0 Rusinë dhe kualifikohet në Kampionatin Botëror.
“E di, biri im, kjo dhemb, por kur rusi shënoi për ne, të gjitha dhimbjet pushuan. Isha i shëndetshëm, të paktën për një kohë.

Falë të gjithë djemve, ata luajtën shkëlqyeshëm, e bënë sërish krenar këtë plak. Dhe një nder i veçantë i takon Zlatko Daliqit, ai i dha gëzim mbarë popullit dhe kjo është më e rëndësishmja. Kjo, bir, është vendimtare”, tha Çiro.

You may also like