Ish-sulmuesi zikaltër: Interi po luan futboll shumë të mirë, Turam më ka befasuar…

by admin
Spread the love

Ish-sulmuesi i Interit, Luis Figo ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka folur për periudhën e tij në Milano dhe disa nga momentet kyçe të eksperiencës së tij. Ndër të tjera ai u ndal edhe tek Markus Turam për të cilin shprehet se e ka befasuar shumë. 

“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje në vitet e mia tek Interi është hera e parë që luajta në San Siro, kur ngrita sytë dhe ndjeva të gjithë ata tifozë që na shtynin, ishte e bukur. Megjithatë, ndeshja e fundit e karrierës sime, mendoj se është dita më emocionale e gjithë jetës sime futbollistike. Ka shumë emocione që ndjeva në katër sezonet në të cilat vesha këtë fanellë dhe të gjithë trofetë e fituar ishin gjithashtu të rëndësishëm. Interi është një ekip që luan futboll të mirë dhe po kalon një vit shumë pozitiv. Turam më befasoi shumë me ndikimin e tij dhe atë që mundi të jepte, megjithëse mendoj se forca e vërtetë është grupi dhe kontributi që lojtarët japin në fushë”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

You may also like