Ish skuadra e Xavi-t kërkon Mesut Ozil!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mesut Ozil me golin e tij në minutën e 9-të shtesë shpëtoi Fenerbahcen nga humbja gjatë javës së fundit, duke i dhënë një pikë në duelin ndaj Kayserispor që përfundoi në barazim 2-2, por e ardhmja e tij mund të jetë larg Turqisë.

Ozil kërkohet nga ish-skuadra e Xavi Hernandez, Al Sadd që kërkon ta marrë në Katar.

Gjithsesi problemi për klubin nga Doha qëndron te dëshira e Ozil që synon të qëndrojë te Fenerbahce deri në fund të karrierës, në mënyrë që në momentin që të tërhiqet nga futbolli i luajtur të marrë një rol drejtuesi te verdhezinjtë nga Stambolli.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por e sigurt është që Al Sadd do të bëjë një tentativë për ta marrë lojtarin në Katar.


Top Channel

You may also like