ish-presidenti ukrainas, mesazh Putinit me armë në dorë – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko i është bashkuar mbrojtjes territoriale në Kiev dhe me një kallashnikov në dorë i tha CNN se beson se Rusia nuk do të ketë kurrë sukses në pushtimin e Ukrainës.

Ai tha se me të ishin rreth 300 pjesëtarë të batalionit të mbrojtjes së territorit dhe se kishin vetëm dy automatikë dhe asgjë më shumë.

“Ne nuk kemi artileri të rëndë, nuk kemi tanke, nuk kemi transportues të armatosur, sepse kemi filluar këtë proces vetëm pak ditë më parë, këtë e bëmë për dy ditë, ka shumë njerëz këtu që duam të bashkohemi me batalionin, por nuk kemi armë të mjaftueshme. Ky është kufizimi i vetëm”, ​​tha Poroshenko.

“Mbrojtja civile, njerëzit normalë të zakonshëm që në disa raste nuk kanë qenë kurrë në ushtri tani janë në radhë për t’u bashkuar me ne. Ky është një demonstrim jashtëzakonisht i prekshëm dhe brilant se sa shumë populli ukrainas e urren Putinin dhe sa shumë ne e kundërshtojmë agresionin rus. Kjo është shumë e qartë”, ka shtuar ai.

I pyetur se sa mund të zgjasin forcat ukrainase, Poroshenko tha:

“Përgjithmonë! Unë mendoj se Putini nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën, pavarësisht sa ushtarë ka, sa raketa dhe sa armë bërthamore ka. Ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane”, tha ish-presidenti ukrainas. /tesheshi.com/

Lexo lajme interesante

You may also like