Ish-presidenti Sejdiu: Udhëheqësit e dialogut të jenë sy qel ndaj Serbisë, mos të bien në grackë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dialogu me Serbinë është proces i ndjeshëm dhe jashtëzakonisht i komplikuar për Kosovën, madje ka ngecur disa herë për shkak të pengimit nga pala serbe, kështu ka vlerësuar në një intervistë për Ekonomia Online, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Sipas Sejdiut, strategjia e Serbisë është që të pengojë proceset drejt
finales për njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

Prandaj sipas tij, udhëheqësit e dialogut duhet të jenë sy qel ndaj Serbisë,
në mënyrë që të mos bien në gracë të tyre.

“Është një proces jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe deri tash i komplikuar për
Kosovën. Kjo ngecje ka rezultuar për shkak të obstruksioneve të vazhdueshme që
pala serbe i ka bërë. Ne e dimë se dialogu ka filluar në fazat e mëhershme dhe
ka pasur disa nga marrëveshjet që janë nënshkruar dhe ato nuk janë realizuar.
Strategjia e Serbisë është që të prolongojë proceset dhe në finale të mos dalë diçka
që do të jetë zgjidhje për raportin e relaksit të marrëdhënieve ndërmjet dy
shteteve”.

“Kosova ka nevojë që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë. Unë
besoj që edhe qytetarët serb kanë të njëjtin interes sepse është interes
rajonal dhe fundja janë edhe kritere të rëndësishme për lëvizje në proceset
integruese. Por ajo e bënë këtë lojë e cila praktikisht është e dëmshme edhe
për fatin e gjeneratave që vijnë”, tha Sejdiu.

Ai vlerëson se për Kosovën është me rëndësi që të jetë partnerë strategjik
për paqen dhe stabilitetin, në mënyrë që të njihet ndërkombëtarisht nga pesë
vendet e BE-së.

“Për ne është me rëndësi që të jemi partnerë i rëndësishëm edhe për paqen
dhe stabilitetin në këtë aspekt që Kosova të njihet ndërkombëtarisht nga 5
vendet e BE-së që do të ishte qelës i mirë edhe për njohje të tjera që do të
mund të vijnë. Ajo që bënë Serbia është vetëm të pengojë këto. Nuk e pëlqej
formulën që kemi nevojë për njohjen e Serbisë. Serbia duhet ta njohë Kosovën
sikur që edhe Kosova Serbinë”, tha ai.

Ish-presidenti Sejdiu s’e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të
Serbisë në Kosovë. Por ai thotë duhet të sigurohet që ky proces të jetë
logjistik, e që nuk e cenon sovranitetin dhe funksionimin e institucioneve të
vendit.

“OSBE më herët i ka menaxhuar në qendra të caktuara dhe kjo i bie që është
një mekanizëm që praktikisht ua ka ndihmuar qytetarëve serb të Kosovës. E
rëndësishme është që në çdo proces që mund të jetë tip i logjistikës i cili nuk
cenon interesat dhe sovranitetin e vendit dhe nuk cenon funksionimin e
institucioneve të vendit. Por Qeveria duhet ta studiojë më mirë dhe ka
informacione më shumë dhe besoj se ka plasuar qëndrimin e vet”.

“Unë nuk them se duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, por unë
them se mund të jetë sikur situata e mëhershme në ndonjë qendër që është e
monitoruar edhe ndërkombëtarisht, por jo që ata të tentojnë që me këtë të
krijojnë njësi zgjedhore në Kosovë dhe institucionet e Kosovës të shndërrohen
në trambulinë të veprimeve të këqija që ata dinë të bëjnë”, tha Sejdiu.

Ai thotë se institucionet e vendit duhet t’u dalin ballë manipulimeve që po
u bëhen qytetarëve me çmimet e artikujve ushqimor, sepse xhepi i tyre nuk duhet
të cenohet.

“Mendoj që institucionet e vendit duhet t’u dalin ballë të gjithë manipulimeve që bëhen. Janë manipulime të ashpra që nuk i duron xhepi i qytetarëve të Kosovës aq më pak që lidhet me artikuj ushqimorë dhe artikuj strategjik. Prandaj them se duhet të ketë kujdes edhe të bëhen rezervat e shtetit dhe e dyta problemi i energjisë që ka goditur qytetarët e Kosovës. Ne nuk jemi të interesuar që xhepi i qytetarit të cenohet”.

You may also like