Ish-presidenti Meta: Koha ti japim fund, Rama po pasurohet duke shfrytëzuar Durrësin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjete sociale, mesazhin e përcjellë prej tij gjatë takimit me strukturat e PL-së në Durrës ditën e djeshme.

Gjithashtu, Meta thekson se ka ardhur koha që t’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit, për të pasuruar kryeministrin Rama dhe bandën e tij të Rilindjes.

Ai shto se qytetarët e Durrësit meritojnë ndryshimin dhe se ndryshimi është i pashmangshëm.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij të “Rilindjes”. Qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë ndryshim dhe ndryshimi është i pashmangshëm!”, shkruan Meta.

You may also like