Ish-Presidenti Meta i bën thirrje urgjente institucioneve: Ngrihuni në këmbë, mbroni këtë pasuri natyrore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka reaguar pas zjarrit që ka përfshirë kurorën e ullishteve në Elbasan.

Meta shkruan se shteti duhet të ngrihet në këmbë për të mbrojtur këtë pasuri natyrore.

Postimi i Metës:

“Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.

Me gjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë.

Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!”, ka shkruar Meta.

You may also like