Ish- Presidenti Meta i bashkohet protestës: Nuk na duhen 3 dorëheqje, mjafton vetëm një, kemi të bëjmë me një bandë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme e cila po zhvillohet ditën e sotme, 2 ditë pas tragjedisë së Himarës, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada AVdia, e cila u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Meta tha se sot ndryshe nga herët e tjera kemi një popull që është zgjuar dhe po reagon fort, të t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë.

“Nuk na duhen 3 dorëheqje, mjafton vetëm një. Këtu kemi të bëjmë me një bandë, kjo është e qartë. Nuk mjaftojnë të gjitha rastet, por mjafton vrasja e të riut Rasha, se si u vra një fmëijë që shkoi të blejë një paketë, se si u fabrikua nga shteti për të nxjerrë djalin si vrasës. Për ngjarjen e sotme ne akoma nuk kemi një hetim, kuptojmë që këtu nuk kemi një shtet por një bandë. Por tani kemi një popull që është rizgjuar”, tha Meta.

You may also like