Ish-portieri ndal vrullin e talentit të Juventus: Duhen shumë vite për t’u konfirmuar në Itali

by admin
Spread the love

Kenan Yildiz është një nga risitë më të bukura të Juventusit në këtë sezon.

Turku, edhe pse në vitin e parë si pjesë përbërëse e ekipit të parë bardhezi, ia ka dalë të impresionojë falë teknikës së lartë që posedon ndërsa nuk kanë munguar edhe golat spektakolarë nga 18-vjeçari.

Të shumtë janë ata që e krahasojnë me Alessandro Del Pieron, legjendën e tifozerisë juventine. Megjithatë, ish-portieri i Lazio, Luca Marchegiani thekson se duhet durim pasi në Itali duhen shumë vite për t’u konfirmuar.

“Për të kuptuar dimensionin e plotë të Yildiz do të duhen pesë apo gjashtë vite në Serie A. Tani është shumë shpejt për t’u konsideruar një kampion. Sigurisht, është një profil interesant dhe me shumë pritshmëri për të ardhmen. Por, është shumë shpejt të flasim me siguri”, u shpreh Marchegiani. /Supersport


Top Channel

You may also like