Ish-nënpresidenti Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në Ajova javën e ardhshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-nënpresidenti Mike Pence do të nisë zyrtarisht fushatën për tu bërë kandidat i partisë republikane për president në Ajova javën e ardhshme, duke shtuar një tjetër kandidat në listën në rritje të kandidatëve presidencialë republikanë.

Zoti Pence do të jetë në konkurrencë të drejtpëdrejt me ish-shefin e tij, ish-presidentin Donald Trump.

Mike Pence do të mbajë një tubim fushate në Des Moines më 7 qershor, në ditëlindjes e tij të 64-të, thanë dy personave që kanë njohuri mbi planet e tij, të cilët folën në kushte anonimiteti. Ai gjithashtu do të publikojë një video-mesazh si pjesë e shpalljes së kandidaturës për president.

Ekipi i tij e sheh votën e hershme në Ajova si kritike për rrugën e tij të mundshme drejt fitores dhe këshilltarët e tij thonë se ai ka në plan të bëjë fushatë agresive për të tërhequr votuesit e krishterë konservatorë të shtetit. Fushata pritet të mbështetet shumë në tubime me votuesit dhe ndalesa në pikat e shitjeve me pakicë që synojnë të shfaqin personalitetin e zotit Pence ndërsa ai përpiqet të dalë nga hija e ish-presidentit Donald Trump.

Java e ardhshme do të jetë e ngarkuar me shpallje të kandidaturëve presidenciale nga republikanët. Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie po planifikon të nisë fushatën e tij të martën në mbrëmje në një tubim me votuesit në Nju Hemshër dhe Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum, do të shpallë kandidaturën për president më 7 qershor në qytetin e Fargos. /VOA


Top Channel

You may also like