Ish-ministri i Jashtëm jep lajmin e keq për Shqipërinë

by admin
Spread the love

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha se ata që kanë fatet e Shqipërisë në dorë dhe që marrin përfitime duhet të mbajnë edhe përgjegjësi.

Sipas tij edhe pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Slloveni do të ketë zvarritje të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që shtoi se mund të ketë një plan investimesh me qëllim për të mbajtur gjallë frymën e integrimit.

Pjesë nga intervista në MCN Tv:

Pas samitit çfarë ndodh?

Milo: Besoj se do ketë zvarritje të procesit. Vendet e BP do përpiqen ti mbajnë me shpresë dhe mund të ketë një plan investimesh me qëllim për të mbajtur gjallë frymën e integrimit. Aq më tepër që në Janar e merr presidencën Franca që është skeptike dhe zor se do të marrë ndonjë hap. Zëvendësimi i fjalës kandidat me vend partner do të thotë shumë. Mund të shkojmë në statusin e Turqisë që vazhdon të jetë kandidate që prej 1999-ës.

You may also like