Ish menaxheri e thumbon keq Taynen, e krahason me dele!

by admin
Spread the love

Reperja nga Prizrenit, Tayna është rikthyer në muzikë.

Prej muajsh, reperja u zhduk nga rrjetet sociale duke fshirë çdo fotografi nga projektet e mëparshme dhe duke mos postuar më asgjë. Ky rikthim ka ardhur me disa ndryshime për reperen.

Me një poemë të titulluar “Vetëdija” që shoqërohet nga kënga “Si ai”, Tayna ka thënë të vërtetën e saj.

Në media është raportuar se ajo ka pasur një shkëputje të marrëdhënieve me menaxherin e saj të mëparshëm.

Kënga e re nuk ndodhet më nën emrin e kanalit të kompanisë që e menaxhonte më parë, por tashmë ajo ka një kanal të ri në Youtube.

Ky i fundit, Rinor Hykolli, në kohën e publikimit të këngëve të Taynës, bëri një postim që u mor sikur ishte një krahasim për reperen.

Ai hodhi në “instastory” disa dele, duke bërë që shumë të mendojnë se ishte “kunj” për reperen që deri para pak kohësh ishte nën menaxhimin e tij.

Shiko foton:

You may also like