Ish-lojtari i Realit të Madridit: Modriç luan se janë të dëmtuar të tjerët

by admin
Spread the love

Ish-lojtari i Realit të Madridit, Predrag Mijatoviç, ka informacionin më të mirë për mesfushorin Luka Modriç, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2024.

Në Madrid është folur për të dyja opsionet, si për rinovimin, ashtu dhe për largimin e mundshëm të kroatit.

“Për momentin personalisht do të doja ta shihja këtu pavarësisht moshës dhe komenteve që mund të ketë. Luka ka treguar edhe këtë vit se ka ende shumë për të dhënë. Ai kurrë nuk është i fiksuar pas kësaj çështjeje. Ai ka pasur një ofertë mbresëlënëse nga Arabia Saudite, por sapo Madridi i ofroi një rinovim, ai qëndroi këtu duke e ditur se ka një strategji që duhet të luajnë futbollistët e rinj”, theksoi malaziasi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like