Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare nis aventurë të re, bëhet ndihmës-trajner në klubin zviceran

by admin
Spread the love

sh-lojtari i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, ka nisur një eksperiencë të re në karrierën e tij.

Ditën e sotme është zyrtarizuar tek skuadra e Wil në rolin e zëvendëstrajnerit.

37-vjeçari ka marrë edhe licencën UEFA A, për të vazhduar në një eksperiencë tjetër në futboll, tani jo më si futbollist.

Drejtori sportive i Wil gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe aftësitë e Kukelit për këtë ai i ka dhënë mundësinë të bëhet pjesë e stafit.

‘Burimi përçon profesionalizëm dhe personalitet. Me shumë vitet e eksperiencës që ai ka si lojtar me klubet dhe në nivelin ndërkombëtar dhe me natyrën e tij ambicioze ai do t’i kontribuojë shumë për klubin’ theksoi drejtori i Wil, Jan Breitenmoser.

You may also like