Ish-kryeministri japonez në gjendje të rëndë. Vëllai i tij tregon se ai po merr transfuzion të gjakut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeminitsri i japonisë po lufton me jetën në spital teksa ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme me dy pluma gjatë një fjalimi.

Vëllai më i vogël i Shinzo Abe ka deklaruar për gazetarët në Tokio se ish-kryeministri aktualisht po merr transfuzion gjaku në spital dhe se po bëhen përpjekje për t’i shpëtuar jetën.

Nobuo Kishi, i cili shërben si ministër i mbrojtjes në qeverinë japoneze, shton se pavarësisht nga motivet e sulmuesit, sulmi është një akt i pafalshëm.

Zyrtarët më herët thanë se Abe u qëllua në qafë dhe gjoks dhe kishte pësuar gjakderdhje të konsiderueshme të brendshme.

Rruga Press

You may also like