Ish kryeministri, Buçkovski: Kjo përbërje parlamentare do të ndryshojë Kushtetutën

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Vlado Buçkovski, i cili ishte edhe përfaqësues special për Bullgarinë, në një prononcim për revistën e përjavshme “Fokus” thotë se VMRO-DPMNE-ja opozitare ka shkuar shumë larg, siç thotë ai, me manipulime dhe parashikime fataliste për asimilim dhe bullgarizim.

“Ndonjëherë kam pasur përshtypjen se ishim në vitin 2003 apo 2004, kur me manipulime bruto dhe parashikime fataliste për federalizimin e Maqedonisë, penguan zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe miratimin e Ligjit të ri për Organizimin Territorial të VetëQeverisjes Lokale. Realisht, tani e kanë të vështirë të kthehen, do të duhet kohë, një vit, një vit e gjysmë”, theksoi Buçkovski.

Ai shton se me kalimin e kësaj periudhe kohore, është e nevojshme që opozita të përgatis strategjinë e daljes nga kjo situatë që ka sjellë veten dhe të përgatitet të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij, shanset për zgjedhje në vjeshtë janë minimale, por, siç thekson ai, ato pritet që të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm 2023, por VMRO-DPMNE ta ndryshojë planin e veprimit të saj.

“Kjo përbërje parlamentare në largim do të bëjë ndryshimet në Kushtetutë. Do të ishte racionale që VMRO-DPMNE para zgjedhjeve të hapë rrugën ​​për bashkëpunim me partitë shqiptare, por edhe të paraqitet para faktorit ndërkombëtar si një parti e përgjegjshme, properëndimore, e cila pretendon të jetë një alternativë serioze ndaj koalicionit aktual qeverisës”, tha Buçkovski.

You may also like