Ish-kryeministri Berisha: Edi Rama po bën ligje ateiste dhe po u vendos prindërve numra, për këtë e mbështet edhe “peng Basha”

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me demokratët ka folur për shumë çështje, siç është për ligjin e birësimeve që është depozituar në Kuvend, sepse sipas Berishës, Edi Rama ka për qëllim që të humb vlerat njerëzore.

Berisha e ka quajtur këtë “një ligj ateist” që e ka bërë Edi Rama dhe e mbështet “peng Basha”, ku foli edhe lidhur me debatin për “prindin 1 dhe 2”, që ka shpërthyer në rrjetet sociale, për emërtimin e prindërve në çertifikatat e lindjes, për t’i bërë ato të përshtatshme edhe për çiftet e së njëjtës gjini.

Edhe pse Edi Rama dhe qeveria nuk kanë patur asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje, Berisha ia ka faturuar kryeministrit.

Nuk do të lejojmë ligje të bazuara në ideologjinë ateiste që të cënojnë familjen.
Cfarë do të thotë prindi 1 dhe prindi 2? A është at*ak  në identitetin e njeriut?
Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama. Për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha, por ne nuk e pranojmë kurrë këtë. Ne do të rikthejmë vlerat”, shprehet Berisha.

You may also like