Ish-komandanti i UÇK-së e pyet Kurtin: A po i mbroni vlerat e luftës, kur do të zhbëhet Specialja?

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka
komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti ku ky i fundit, në një
intervistë për mediat italiane është shprehur se se ish-krerët e UÇK-së që po
mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, kanë bërë luftë të fortë me
Serbinë.

Ish-komandant i UÇK-së në Koshare i ka thënë Ekonomia Online se nga kjo
deklaratë po shihet se Kurti po reflekton dhe se sipas tij, kjo është një kthesë
pozitive për kryeministrin.

Por siç thekson deputeti i PDK-së kjo është vetëm në nivel të një deklarate teksa ka pyetur se cilat janë veprimet konkrete të institucioneve për mbrojtjen e vlerave të luftës.

“Është mirë që përfundimisht edhe vet kryeministri Kurti si
përfaqësues më i lartë i Qeverisë dhe institucioneve të shtetit në Kosovë po
reflekton, definitivisht po reflekton, ka bërë një kthesë pozitive dhe
deklarata e tij se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht, po tregon se tash
më edhe ky është duke gjykuar se në Hagë nuk po pretendohet gjykimi i
individëve për vepra individuale, por atje po gjykohet ajo çfarë kemi thënë nga
fillimi, vet qëllimi i luftës, sepse gjykimi i liderëve kryesorë të luftës nuk
përbënë gjykim ndaj individëve që kanë kryer krime individuale sepse pozicioni
i tyre drejtues nuk e ka mundësuar kurrë një diçka të tillë për çka do të isha
shumë dakord dhe jam pro zgjedhjes, zbardhjes e të gjitha vrasjeve çoftë gjatë
luftës, çoftë atyre politike të pasluftës, por gjykimi aktual në Hagë është
gjykim që ka për qëllim gjykimin e vetë qëllimit të luftës sonë”.

“Çështja shtrohet, çfarë veprime praktike konkrete institucionale
dhe shtetërore ka bërë kryeministri për ruajtjen e atyre personave heronjve që
i quajti me të drejtë në Hagë dhe për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të
shtetit? Cilat janë veprimet e deri më sotme?”.

Tutje Berisha ka shtuar se duhen veprime praktike institucionale, duke përmendur edhe deklarimet e kreut të Qeverisë derisa ishte në opozitë se Specialja duhet të zhbëhet.

Sipas tij, nuk guxojmë për inate politike të gjykojmë negativisht
vlerat e luftës dhe të lirisë, raporton EO.

“Ne jemi dëshmitarë i deklarimeve të vazhdueshme të po këtij
kryeministri që dikur ishte lider në opozitë se me ardhjen tonë do t’a zhbëjmë
këtë gjykatë dhe do t’a kthejmë nën juridiksionin e Kosovës, se këto vepra mund
të gjykohen edhe në Kosovë”.

“Ne nuk guxojmë për inate politike dhe përplasjet politike të paqes të gjykojmë negativisht për vlerat e luftës dhe të lirisë, sepse nëse çdo gjë i ka rrënjët në tokë, liria i ka në gjak, dhe është fyerje edhe për ata që kanë sakrifikuar me mijëra dëshmorë, të vrarë, viktima lufte, mijëra të dhunuar, depërtuar, dëmet të tjera të luftës, është fyerje në çoftë se ne i referohemi heronjve të luftës me aso terme”.

You may also like