Ish-këshilltari i Agim Bahtirit: S’ka qenë mirë me punu me të, nuk i takon frymës së VV-së

by admin
Spread the love

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka thënë se e ka ditur që Agim Bahitir do t’i humb zgjedhjet në komunën e Mitrovicës.

Ai në emisionin “Frontal” në T7, deklaroi se ai nuk ka qenë opsioni më i mirë i VV-së për ta kandiduar për Mitrovicën.

“Unë e kam ditë që ka me e humb. Unë kam qenë për një kohë në Mitrovicë dhe e kam parë dhe u kam thënë strukturave atje dhe njerëzve që s’besoj që është opsioni më i mirë dhe që do të fitojë. Pas një muaji ose dy të qëndrimit tim aty, kam ardhur në konkludim se nuk duhet të shkohet me të”, ka deklaruar ai.

Anëtari i VV-së theksoi se asgjë në Mitrovicë nuk po ndryshonte dhe se punë publike po kryenin kompanitë që ishin të angazhuara edhe gjatë qeverisjeve të tjera.

“E kuptova nga fakti që qeverisja atje nuk ishte ndryshueshëm. Pak a shumë të njëjtat kompani që kanë kryer punë publike kanë vazhduar. Pra që kanë qenë të lidhura me PDK-në. Pak a shumë të njëjtit faktor që kanë qenë përfitues të pushtetit dhe njerëzit e kanë parë këtë e kanë kuptuar këtë”, ka thënë Zogiani.

Ai tha se nuk ka qenë mirë që të punohet me Agim Bahtirin. Sipas tij, ai nuk i takon frymës së VV-së.

“Unë kam punuar rreth pjesës së stafit brenda. Nuk ka qenë mirë me të thënë të drejtën. Se di çfarë të them. S’ka qenë ndonjë frymë që unë e mendoj që i takon Vetëvendosjes. Ajo frymë nuk i takon VV-së. Thjeshtë jam mundu me e bë atë që kam mundur. Kam ardhur në konkludim se nuk shkohet kështu dhe se nuk shkohet tjetër me këtë kandidat. Ka qenë edhe fryma tjetër dhe ai ka ec përpara”, ka thënë ai në T7.

You may also like