Ish-kapiteni i KB Pejës dhe ish-drejtori sportiv përfshihen në një aksident të rëndë

by admin
Spread the love

Ish-drejtori sportiv i KB Pejës, Arbër Elshani dhe ish-kapiteni i pejanëve, Arti Hajdari kanë pësuar një aksident të rëndë të mërkurën mbrëma.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arbër Elshani, i cili në “Facebook” shpjegoi më gjerësisht rastin, ku ndër të tjera tha “falë Zotit kemi kalu me vetëm lëndime trupore”.

“Unë dhe Arti, kemi pasur aksident shumë të rëndë, të mërkurën mbrëma por falë Zotit kemi kalu me vetëm lëndime trupore. Ne kemi qenë në respektim total të rregullave të komunikacionit, por papritmas në shiritin tonë ka ardhur një veturë me shpejtësi shumë të madhe dhe nuk kemi mundur ta evitojmë aksidentin. Për neve e rëndësishme është që kemi shpëtuar”, shkroi Elshani.

Më tej, ish-drejtori sportiv i Pejës tha se njëri nga të lënduarit është në situatë më të rëndë.

“Edhe ata dytë kanë shpëtuar, por njëri nga ta ka qenë në situatë pak më të rëndë dhe shpresoj që edhe ai ta kalojë këtë situatë sa më shpejt. Para jetës nuk vlen asgjë, as vetura dhe asnjë gjë tjetër. Falënderojmë Zotin që na ka shpëtuar. Jam shumë mirënjohës për të gjithë juve më mesazhet e pafundme që më keni derguar. Jam i nderuar që kam kaq shumë miq dhe shokë”, tha Elshani.

You may also like