Diskutimet e ndryshme në shtëpinë e Big Brother VIP tërheqin vëmendjen e të gjithë ndjekësve të këtij programi. I tillë ka qenë edhe diskutimi i fundit i bërë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa banorët kanë folur rreth ish-ave të tyre.
Ai që e hapi këtë diskutim ishte pikërisht Kristi Aliaj, i cili tha se nëse ish-i i ndonjë prej banorëve do të bëhej pjesë e shtëpisë, kjo do të ishte një situatë vërtetë perlë. Në këtë diskutim ka marrë pjesë edhe Luizi, i cili ka befasuar teksa ka thënë se një ish-të dashure të tij i ka dalë emri për të hyrë në shtëpinë e Big Brother.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Imagjino ish-i i njërit këtu, do të ishte perlë. Po nuk e fusin, nuk vijnë ato
Tea: Kush nuk vjen?
Kristi: Një ish për shembull, ish-i i Luizit po them
Tea: Jo nuk vijnë, nuk e bëjnë
Luizi: Emri i ka dalë
Tea: Seriozisht?
Kristi: Si ka dalë emri?
Luizi: Te të përfolurit
Olta: Kujt?
Luizi: Nuk ka rëndësi, po erdhi merret vesh
Kristi: Ça thua, me vërtetë?
Luizi: Po
Kristi: Me ardhur këtu?
Luizi: Po
Kristi: E sheh se e nuhata, ajo do ishte e bukur
Dea: Ç’do të kishte të bukur
Tea: A ka familje ish-i jot?
Luizi: Nuk kam pas vetëm atë o Tea
Olta: Për një nga ish-at e tu bëhet fjalë?