Ish i dashuri i Borës mund të ishte në një shtëpi me Donaldin, zbulon ofertën që ka marrë

by admin
Spread the love

I dashuri i Bora Zemanit, Donald Veshaj ka disa javë që ka nisur aventurën e re në Big Brother VIP Albania.

Aktori shqiptar ka dy herë që po zgjedhet si më i preferuari i publikut.

Së fundmi, ish i dashuri i Borës, Vin Veli në emisionin “Trotuar” në “E diele”, ka treguar se edhe ai ka marrë ftesë për të qenë pjesë i këtij spektakli por që nuk ka pranuar.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin.

Madje ai dha edhe një shpjegim se pse nuk e ndjek emisionin, duke thënë se merret me gjëra të tjera dhe nuk ka kohë.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqëndrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë.”- mbylli ai fjalën e tij.


You may also like