Ish futbollisti i Kukësit gati të veshë fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë!

by admin
Spread the love

Ish futbollisti i Kukësit, Valon Et’hemi, i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Istanbulspor, që bënë gara në Kategorinë e Parë turke, shumë shpejtë mund të ndodhë që ti bashkohet përfaqësueses së Maqedonisë.

Burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se futbollisti me origjinë nga Tetova ka gjasa që ti bashkohet përfaqësueses së vendit tonë që në ndeshjet e nëntorit, duke pasur parasysh se seleksionuesi Bllagoja Milevski po has në probleme, sidomos në raprtin e mesfushës.

Pikërisht kjo gjë ka shtyrë Milevskin të mendojë edhe këtë alternativë, e për më tepër që Et’hemi është një ndër futbollistët kyç te skuadra e Istanbulspor.

Ai në fundjavë asistoi në golin e shënuar nga Jetmir Topalli, në fitoren 2:0 të Istanbulspor ndaj Gençlerbirligi.


Et’hemi asiston, Topalli shënon, Istanbulspor fiton (VIDEO)

 


Ndryshe Et’hemi këtë edicion me Istanbulspor është paraqitur në 9 nga gjithsej 10 ndeshje, duke asistuar në 4 gola të shënuar nga ana e bashkëlojtarëve të tij.

I lindur në Pallaticë të Tetovës, Et’hemi kishte nisur karrierën tek grupmoshat e reja të Renovës, për tu transferuar më pas te Dinamo e Tiranës dhe KF Adriatiku, nga e cila skuadër verën e vitit 2017-të ishte transferuar te Kukësi. Pikërisht paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në Superligën shqiptare me skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë, bënë që Et’hemi janarin e vitit 2021 ti bashkohet skuadrës turke të Istanbulspor, aty ku gjithashtu paraqiten edhe Kristal Abazaj, Eduart Rroca dhe Jetmir Topalli.

Vlen të theksohet se Et’hemi ka bërë një paraqitje me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, ndërsa gjithashtu me 28 maj të vitit 2018-të, i njëjti kishte debutuar me fanellën e kombëtares shpresa të Shqipërisë, në ndeshjen kundër Bosnje e Hercegovinës.

Megjithatë që nga atëherë, Et’hemi nuk kishte marrë ftesë, ndërsa e njëjta si duket do ti shkojë sërish, këtë rradhë nga Maqedonia e Bllagoja Milevskit. (infOSport.mk)

You may also like