Ish-futbollisti i Kombëtares fton dy lojtarë ukrainas të strehohen në shtëpinë e tij

by admin
Spread the love

Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, ka bërë gjestin emocionues për miqtë e tij ukrainas në këto ditë të vështira për ta.

Ai ka ftuar dy nga miqtë e tij lojtarë në shtëpinë e tij, duke treguar se ky ishte maksimumi që ai vetë personalisht mund të bënte për t’i ndihmuar.

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme lufte që po kalon Ukraina dhe Bota, është momenti të tregojmë solidaritet dhe humanizëm.

Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukraina Vladyslav Naumets dhe Kuzyk.

I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre ! Kaq mund të bëj në këtë moment.

Vetëm solidariteti njerëzor mund të fitojë një luftë, një sfidë.”

Ushtarët rusë janë tani në Kiev, siç kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në rrjetin social Twitter.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u shpreh se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.

Ata kanë inkurajuar vendasit që të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa gjithashtu këshillojnë të tjerët të kërkojnë strehim.

“Banorë të qetë- kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”

Rikujtojmë se dje ,forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kishte deklaruar më herët se forcat ukrainase kishin angazhuar trupa ruse në vende të ndryshme rreth zonës së kontrollit prej më shumë se 2,500 kilometra katrorë rreth uzinës.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin #Chornobyl_NPP” Mbrojtësit tanë po japin jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet. Raportojeni këtë në@ SwedishPM. Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë Evropës.” , shkroi Zelenskyy në “Twitter”.

Forcat ruse pushtuan termocentralin, vendin e fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë, pas një beteje “të ashpër” në ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, tha një këshilltar i kreut të zyrës së presidentit.


You may also like