Ish futbollisti i Cërvena Zvezdës e quan FFK-në organizatë terroriste

by admin
Spread the love

Ish futbollisti i Cërvena Zvezdës, Dushan Saviq, i njohur si Dule e ka quajtur FFK’në organizatë terroriste, në një intervistë për televizionin serb, Pink, transmeton Insporti.

Federata e Futbollit e Kosovës u ankua për shovenozmin serb, ku futbollistët e Serbisë pas ndeshjes me Portugalinë, u paraqiten bluza provokuese dhe me këngën që përmend qytetet në dy shtetet fqinje, Prizrenin në Kosovë dhe Ruminë në Mal të Zi.

“Përfaqësuesit e të ashtuquajturit FS Kosova janë histerik për shkak të kualifikimit të Serbisë në Botërorin e Katarit”, kështu ka thënë Saviqi. 

“Mos u ankuan se nuk ishte e gjithë kënga dhe jo vetëm vargu i parë?”, tha Saviq në TV “Pink”.

Dule e quan FFK-në e Agim Ademit organizatë terroriste!

“Urrejtja e shqiptarëve është e pamasë, kjo mund të ketë dalë vetëm nga truri i tyre, ose ata që i drejtojnë…

Tani le të merret me këtë UEFA-n, pasi e mori atë organizatë terroriste të luante futboll dhe të përhapte urrejtje përveç statutit të saj…  Ata do ta trajtojnë këtë temë në të njëjtën mënyrë që i kanë pritur. Meqë ra fjala, habitem që nuk kërkuan anulimin e ndeshjes në Lisbonë, që Portugalia të fitonte me rezultatin zyrtar”, tha Saviq.

You may also like