Ish e dashura ruse e reperit Don Xhon zbulon sa vite ishin bashkë me artistin

by admin
Spread the love

Modelja ruse Ariala Lirey dhe reperi Don Xhon, i dhanë fund  lidhjes së tyre para disa muajsh.

Ish – çifti ishin mjaft aktivë në rrjetet sociale derisa bënin deklarata të forta për njëri tjetrin, siç ishte edhe dëshira për tu martuar dhe pasur fëmijë, shkruan “Kosovarja”.

Por, dyshja treguan se nuk mund të përshtateshin dhe i dhanë fund romancës së tyre pas takimit të parë në Dubai.

Së fundi, modelja ruse ka zbuluar se ajo dhe artisti Don Xhon me prejardhje nga Drenica kanë qenë në lidhje për një vit.

Këtë e tregoi në InstaStory derisa ka realizuar një bisedë me fansat e saj ku është pyetur se: “A mendon ende për Donin”.

“Ai quhet Xhonatan dhe jo Don. Nuk mund të them asgjë të keqe për një njeri që kamë qenë në lidhje për një vit. Ai është një njeri i mire është një artist. Ai është ende i ri. Ai ka një jetë të tërë përpara. Unë do të jem e lumtur vetëm nëse ai ka gjithçka ashtu siç dëshiron. Rrugët tona u ndanë disa muaj më parë, dhe unë dua të vazhdoj të jetoj. Nuk kemi nevojë të jemi më të lidhur”, ishte përgjigja e plotë e Arianës.


You may also like