Ish-dyshja e Manchester United shokojnë me deklaratën e tyre: Skuadrat italiane përdornin doping

by admin
Spread the love

Gary Neville dhe Roy Keane kanë qenë dy nga yjet e Manchester United, kur “Djajtë e Kuq” dominonin në Angli dhe Europë nën drejtimin e Alex Ferguson.

Por ,kur kanë kaluar thuajse dy dekada, dy lojtarët e famshëm kanë bërë akuza të forta, për të mos thënë shokuese, duke kujtuar përballjet e tyre me skuadrat italiane në Kupat e Europës. Pa përmendur emra, të dy kanë hedhur dyshime se në atë kohë, këta rivalë mund të kenë përdorur substanca dopuese.

Gary Neville

“Mendoj se ka patur disa skuadra ndaj të cilave kemi luajtur, që nuk kanë qenë të pastra. E kemi diskutuar edhe atëherë. Nuk mund të them emra. Por shim në formë atëherë, por kur dola nga fusha pas një ndeshjeje kundër një skuadre italiane, isha I shkatërruar dhe mendoja se diçka nuk shkonte”.

Roy Keane

“Kur përballesha me disa skuadra, dilja i shkatërruar. Por kundër disa skuadrave italiane, kur shihja fytyrat e lojtarëve të tyre pas sfidave, dukeshin sikur nuk kishin luajtur”.

Dy ish futbollistët i bënë këto deklarata në emisionin e tyre në youtube “The Overlap”, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy emra të tjerë të mëdhenj të futbollit anglez si Xhemi Gallager dhe Jan Rajt. Po ashtu, siç edhe mund të merret me mend, fjalët e tyre kanë patur jehonë edhe në mediat angleze dhe ato italiane. Në kohën për të cilën i referohen Neville dhe Keane, Manchester United është përballur në Kupat e Europës me Juventus, Inter, Lazio dhe Milan./ h.ll/abcnews.al

 

You may also like