Ish-drejtori i Policisë: S’ka anëtarësim në EUROPOL e INTEPOL pa avancim në dialogun me Serbinë

by admin
Spread the love

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për
Ekonomia Online tha se pa avancim të dialogut në Bruksel, nuk do të ketë shans
që Kosova të anëtarësohet në EUROPL e INTERPOL.

Ngase sipas tij, kjo është çështje politike e që do të duhej të ishte
çështje e sigurisë.

“Çështja e anëtarësimit në INTERPOL dhe EUROPOL është më shumë çështje
politike. Ju po e shihni që ka disa vjet që nuk është dukë u diskutuar për këtë
punë”.

“Pa një avancim të dialogut në Bruksel nuk mendoj që do të kemi ndonjë
shans që Kosova të anëtarësohet më shpejt në INTEPOL dhe EUROPOL e cila është
çështje politike e që do të duhej të ishte çështje e sigurisë”, tha Qalaj.

Ndërsa sa i përket çështjes së aksioneve të policisë, Qalaj tha se është
mirë që arrestimet të kryhet pa bërë zhurmë, në mënyrë që organet përgjegjëse
të merren me rastin.

Ish-drejtori Qalaj theksoi se ndikimi politik nga Ministria e Punëve të Brendshme
në Polici është 100%, raporton EO.

“Çështja e aksioneve spektakolare ose jo nuk mund të them. Është mirë
që arrestimet të kryhen pa bujë mirëpo të kenë fakte të kenë dëshmi dhe
normalisht që këto raste pastaj të shkojnë në organet përgjegjëse dhe të marrin
dënimin ashtu siç parashihet me kodin penal”.

“Unë mendoj që ka nevojë që institucionet e sigurisë të jenë më efikas në
mënyrë që të kemi sa më pak korrupsion dhe krim të organizuar në vend”.

“Nëse flasim për çështjet e ndikimeve politike ndaj arrestimeve nuk besoj
ose nuk do të duhet të kishte. Mirëpo ndikimi politik sidomos i ministrisë në
polici është 100%”.

You may also like