Ish-deputetja e LSI-së nxjerr prapaskenat e skandalit të bujshëm dhe lëshon paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, tha se fakti që ende nuk ka një përgjigje lidhur me aferën e inceneratorëve tregon se mbi institucionin e akuzës ka presion politik.

“Kanë kaluar 6 muaj. Nuk është se ka nevojë për hetime sepse ne kemi bërë publike çdo lloj prove. Me kaq shumë edhe punonjës të SPAK që nuk janë juristë do ta kishin kuptuar çfarë ka ndodhur me inceneratorët. Nuk e vëmë në diskutim presionin politik që ata kanë, por kjo nuk e justifikon.

Ne i kemi kërkuar SPAK çfarë ka ndodhur me hetimet lidhur me këto tre afera. Bëhet fjalë për kontratën e firmosur nga zoti Agaçi, i cili ka dhënë bonuse për të favorizuar kompanitë që do të operonin në inceneratorin e Elbasanit, për zotin Veliaj dhe inceneratorin e Tiranës dhe vendimin e zotit Subashi në Fier për truallin.

Këta kanë vendosur t’i zhvasin qytetarët në të tri bashkitë. Afera është shumë e madhe, këta kanë vendosur pa vendim kolegjial në institucionet që drejtojnë.

Ne nuk mund të merremi me çështje si ajo e presidentit, që na shfokusojnë. Nëse do të ketë denoncime të reja dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë, ne patjetër që do t’i bëjmë publike”, tha Caka.

You may also like