Ish-deputeti i PD-së reagon ashpër: Basha ka tradhtuar gjithë demokratët

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai shtoi se Basha ka tradhtuar gjithë demokratët, pasi premtoi se do të luftonte ndaj masakrës elektorale dhe sot jemi në nëntor nuk ka një protestë për këtë gjë.

Komenti i Balliut:

“Ka vetëm një PD dhe një kuvend. Në 18 ka vetëm një anti-kuvend. Ne kemi mbledhur firmat dhe kuvendi i PD-së është me datë 11 dhjetor. Ne dhe delegatët do të jenë në Kuvendin e datës 11 ndërsa në datë 18 dhjetor do të jenë çështjet e Lulzim Basha dhe jo të demokratëve. Në këtë kuvend të Bashës është hequr nga rendi i ditës mocioni i mosbesimit ndaj kryetarit të PD-së. E bëri atë vetëm për të hequr këtë pjesë, sepse e di që humbet po të shkojë në votim me anëtarësinë.

Basha ka tradhtuar gjithë demokratët. Premtoi se do të luftonte ndaj masakrës elektorale dhe sot jemi në nëntor dhe nuk kemi një protestë për këtë gjë. Kemi vetëm një komision hetimor që nuk e di se cfarë behët aty, si ato komisionet hetimore ndaj Tahirit që ishte me pushime. Ka 4 muaj pushime dhe pastaj hoqi Sali Berishën që e quan Berishën si fatin më të madh që i kishte rënë. Premtoi se nuk do ta njihte qeverinë ndërsa sot ulet me ta për të bërë ligje. Basha nuk ka votë dhe nuk e do njeri”, u shpreh Klevis Balliu.

You may also like