Ish-deputeti i PD-së del kundër Sali Berishës, merr ‘në mbrojtje’ Lulzim Bashën: Të ndahemi nga trashëgimia e keqe

by admin
Spread the love

Ish deputeti i Partisë Demokratike Fatos Hoxha ka ironizuar Sali Berishën në lidhje me situatën më të fundit në parti, përplasjet Basha-Berisha.

Duke iu referuar Foltores së Berishës nëpër qytete të vendit, Hoxha shkruan se moto e lëvizjes së Partisë Demokratike nuk mund të jetë ‘bashkimi’, por ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara e korrupsioni i qeveritarëve.

Reagimi i Hoxhës:

“Ndarje “ apo “Bashkim”?

Interesi i demokratëve të Shqipërisë dhe interesi i PD nuk kanë asnjë pikë takimi me interesin e “pengmarrësve”.

Prandaj ata nuk mund të bëhen bashkë.

Është iluzion dhe naivitet përpjekja për të mbajtur të bashkuara gjëra që nuk mund të rrinë bashkë, sepse nuk mund të pajtohen, pasi nuk e duan e nuk e durojnë dot njera tjetrën.

Në këtë kuptim moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”.

Ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit.

Interesi i PD kërkon që bashkimin ta kërkojmë tek morali, përkushtimi, modestia, përulësia, vlerat njerëzore, shërbimi ndaj qytetarëve dhe parimet e shtetit ligjor.

Pa bërë NDARJEN nuk ka ringritje!

Pa ringritje nuk ka shpresë!

Kaq e thjeshtë është analiza.“-shprehet Hoxha.

You may also like