Ish-deputeti i njohur i PD-së tregon pasuritë marramendëse të Lulzim Bashës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka komentuar protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Balliu është shprehur se kunati i Bashës tregon lidhjen indirekte të Bashës dhe Edi Ramës.

Sipas Balliut në 4 vite, nga 1 kompani janë ngritur 14 kompani në emër të familjes së Lulzim Bashës.

Duke e krahasuar me Bill Gates, Klevis Balliu e ka quajtur të pamundur këtë rritje të konsiderueshme të kompanive në një kohë kaq të shkurtër.

“E ka nisur me 1 kompani dhe tani ka 14. Edhe Bill Gates të ishte ai s’mund të bënte 14 kompani në këto 4 vite.”– tha Klevis Balliu.

Ndër të tjera Balliu sërish ka përmendur portin e Durrës dhe tenderin që pritet të marr kunati i kreut aktual të PD-së Lulzim Basha.

“Pse nuk del kunati juaj, apo i imi apo i dikujt tjetër. Pse kush ia jep tenderin e portit të Durrësit?”, shtoi ndër të tjera Balliu për Zona Zero.

You may also like