Ish-bashkëshorti e rrah në rrugë 25-vjeçaren në Prishtinë dhe ia merr unazën e zinxhirin

by admin
Spread the love

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga dhuna edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Idriz Gjilani’ në lagjen Dardania të Prishtinës, ku një 25-vjeçare ka takuar rastësisht ish-bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka.

Sinjali mëson sipas 25-vjeçares, i dyshuari ia ka marrë nga dora dhe qafa një unazë dhe zinxhirin që po e bartte.

Ajo ka denoncuar rastin në Polici, por nuk ka pranuar që të kërkojë ndihmë mjekësore. Sipas saj, me ish-bashkëshortin është ndarë që dy vite dhe nuk ndihet e rrezikuar nga ai.

Njësitet policore nuk kanë arritur që ta gjejnë personin e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

You may also like