Ish-banor i edicionit të 7, ky konkurrent futet të premten në “Big Brother VIP”?

by admin
Spread the love

Meridian Ramçaj është një nga banorët më të spikatur të “Big Brother Albania”.

Ai ka marrë pjesë në edicionin e 7 të këtij formati dhe që prej atëherë është bërë pjesë e jetës publike.

Gjatë këtyre viteve Meridiani është angazhuar në politikë teksa shpesh e kemi parë në emisione të ndryshme televizive, mund të përmendim këtu “Përputhen”, ku ka qenë si opinionist.

Ndërkohë, Meridiani ka qenë një nga personazhet e përfolur se do bëhej pjesë e “Big Brother VIP” para se reality-show të niste.

Deri tani ai nuk është bërë pjesë e tij, por së fundmi ka ngritur sërish dyshime se do bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Meridiani ka postuar në “Instastory” foton e një televizori duke shkruar “1,2,3…Prova”.

Televizori në foton e postuar prej tij është i vjetër, ashtu si televizori që ndodhet në dhomën e dënimeve në shtëpinë “Big Brother”.

Duke bërë këtë paralelizëm, ndjekësit e tij kanë nisur të aludojë se ai do jetë banori i ri që do i bashkohet “Big Brother VIP” të premten.

Megjithatë, theksojmë se ende nuk ka asnjë konfirmim prej tij dhe as nga produksioni.

Kujtojmë se banorët e fundit që i janë bashkuar programit janë Dj Dagz dhe Dj PM. A do jetë Meridiani banori i ri?


You may also like