Ish-asistenti i Mourinho dhe Solksjaer bëhet trajner i Bersant Celinës në Ipswich

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kieran McKenna është menaxheri më i ri i klubit ku luan mesfushori kosovar – Bersant Celina, Ipswich Town.

Irlandezi, i cili vjen nga Manchester United, ku ishte ndihmës trajner i ekipit të parë, ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare e gjysmë në Portman Road dhe bëhet menaxheri i 19-të në historinë e klubit.

Kieran, 35 vjeçar, ka punuar nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer te Djajtë e Kuq, duke e ndihmuar skuadrën të renditet e treta dhe e dyta radhazi në Premier Ligë në 2019/20 dhe 2020/21. Ai qëndroi në Old Trafford pas ardhjes së Ralf Rangnick si një anëtar kyç i stafit të menaxherit të ri të përkohshëm.

Ai e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2009 menjëherë pasi u tërhoq nga futbolli përpara se të largohej për United, ku, para se të emërohej asistent trajner i ekipit të parë nga Jose Mourinho, ai ishte në krye të U18s – një skuadër që e udhëhoqi drejt titullit të Premier Divizionit Verior. vetëm në sezonin e tij të dytë.

You may also like