Ish-aleati i Lulzim Bashës paralajmëron surpriza në zgjedhjet e 6 marsit

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokristiane, ish-aleat i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka folur për situatën politike në vend para zgjedhjeve të 6 marsit. Ndoka tregoi arsyen pse iu bashkua koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

“Iu bashkova këtij koalicioni për faktin se unë kisha dyshime që zoti Basha nuk do futej fare në zgjedhje. Ai i kishte bojkotuar zgjedhjet, pasi ja kishte falur Ramës 61 bashki dhe nuk kishte arsye për tu rikthyer për 6 bashki. Jam pjesë e grupit të rithemelimit, zotin Basha nuk e konsideroj si lider të opozitës madje as si kryetar të PD pasi anëtarësia e ka shkarkuar atë. Sot është thjesht një deputet. Unë njoh zyrtarisht grupin e Rithemelimit, si pjesë të PD. Janë personazhe me peshë politke”, tha Ndoka.

Sipas tij, nuk ka përçarje të votës së demokratëve, ndërsa paralajmëroi surpriza në këto zgjedhje.

“Nuk ka përçarje të votës së demokratëve. Jemi në një realitet krejt të ri politik. Do të ketë surpriza në zgjedhje, pres ndëshkim nga elektorati i kësaj mazhorance”, u shpreh Ndoka për Vizion Plus.

You may also like