Isak Shabani zëvendëson Fadil Nurën në Kuvend – rreth 500 vendvotime në rinumërim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rreth 500 vendvotime që u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale të 17 tetorit, do të rinumërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka
vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas më shumë se 350
ankesave të paraqitura në këtë institucion nga kandidatët për kuvende komunale
kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.

Nga ky numër i
vendvotimeve që do të rinumërohen, rreth 450 janë vendvotime të rregullta, ndërsa
janë përfshirë edhe dengje të votave me kusht dhe atyre me postë. Bëhet fjalë për
10 dengje të votave me kusht nga Mitrovica e Jugut dhe 8 Podujevë, si dhe disa
dengje të votave nga jashtë Kosovës që u takojnë komunave Mitrovicë e Jugut,
Podujevë, Pejë dhe Prizren.

Këto të dhëna të
paraqitura në mbledhjen e KQZ-së janë jo-përfundimtare, pasi do të shikohen
edhe një herë të dhënat nga vendimet e PZAP-it.

Tutje, KQZ ka shqyrtuar rekomandimin për zëvendësimin e deputetit Isak Shabanin në vend të ish-deputetit Fadil Nura, ku ky i fundit fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Skenderajt.

You may also like