“Ironike të na qani hallin”, Mediu i kthehet ashpër Ballës

by admin
Spread the love

Deputeti i PR-së Fatmir Mediu deklaroi sot në mbledhjen e konferencës së kryetarëve se ajo që është anormale në këtë proces, PS edhe pse opozita nuk propozoi asnjë emër kishte detyrimin për të përcjellë mendimin e saj në kuvend dhe në tre raundet e para.

Ai tha se nuk ka asnjë forcë opozita për të minuar këtë proces në dy raundet e fundit dhe se opozita në dy raundet e tjera të dijë të marrë një vendim të përbashkët që të mos bëjë veprime që nuk duhet t’i bëjë.

“Z. Balla është shumë ironike t’i qani hallin dhe të mbroni opozitën apo ta mbroni qoftë dhe nga profesorë të shquar dhe mendimtarë të opinionit publik dhe politik, megjithatë kjo është e drejta juaj ta lëvizni fjalën si doni. Ajo që është anormale në këtë proces, PS edhe pse opozita nuk propozoi asnjë emër kishte detyrimin për të përcjellë mendimin e saj në kuvend dhe në tre raundet e para. Nuk kërkon marrëveshje, zbaton detyrimin kushtetutës. Po e përsëris, Shqipëria ka nevojë për një president mbi palët. Për fatin e keq, në këtë situatë që jemi ju keni arritur të bëni lojën tuaj, të vazhdoni iniciativën tuaj dhe është absurde të pretendoni që shiko ne duam të dështojë zgjedhja e presidentit sepse kështu do shkonim në zgjedhje të reja. Nuk ka asnjë forcë opozita për të minuar këtë proces në dy raundet e fundit, ju e dini shumë mirë, përveç se brenda PS-së ka një interes të tillë.

Këtu flasim në përgjegjësinë qoftë individuale si deputetë, qoftë përgjegjësinë politike. Qëndrimi im ka qenë dhe ngelet në koordinim me qëndrimin e grupit ku unë bëj pjesë dhe me të gjithë opozitën. Shpresoj që opozita në dy raundet e tjera të dijë të marrë një vendim të përbashkët që të mos bëjë veprime që nuk duhet t’i bëjë, jo me ju, por në raport me opinionin publik”, deklaroi Mediu.

Lexo lajme interesante

You may also like