Irani sulmoi Shqipërinë/ Më herët u dëbua ambasadori, ndodhi sulmi kibernetik

by admin
Spread the love

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit nuk cilësohen nga më të mirat, për sa kohë që Irani nuk e ka parë Shqipërinë si vend mik dhe ka kryer sulme të herë pas hershme.

Shqipëria nuk ka një ambasadë të sajën në Iran, por në Tiranë gjendet një ambasadë e tyre, e cila pritet të boshatiset këto 24 orë me urdhër të qeverisë shqiptare.

Në janar të vitit 2020 lideri  suprem i Iranit e quajti Shqipërinë, një vend të vogël europian, shumë i mbrapshtë që ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit.

Pikërisht kjo është molla e sherrit, mikpritja e anëtarëve të opozitës iraniane MEK në Shqipëri , duke e cilësuar vendin tonë si një shtet që mbështet terroristë.

Ardhja e muxhahedinëve në vendin tonë daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK. Qeveria amerikane duhej t’i shpërngulte nga baza e saj ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend.

Më tej, në 2014-ën, qeveria me kryeministër Edi Ramën, pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.

Më shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën, nga kampi i tyre në Irak, 22 muxhahedinë, duke e çuar numrin total të muxhahedinëve të strehuar deri tani në vendin tonë në rreth 750.. Tashmë muxhahedinët strehohen në Manzë të Durrësit, në kampin e quajtur ‘Ashraf 3’.

Që prej asaj kohë zyrtarë të lartë amerikanë kanë vizituar kampin, dhe shumë konferenca janë mbajtur, por njëkohësisht të gjitha këto janë parë deri në detaje nga qeveria iranine, që kishte fshehur nën petkun e diplomatëve spiunë të saj, aktiviteti i të cilëve kishte si qëllim sulme ndaj Shqipërisë,.

Në mars të vitit 2018 u parandalua një sul në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të maskuar nën petkun e gazetarëve kishin organizuar një sulm terrorit por qe u parandalua.

Ditën e ngjarjes antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe larguan nga territori shqiptar. Për këtë ngjarje në Shqipëri u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë.

Jo shumë kohë më pas Shqipëria shpalli non grata edhe ambasadorin iranian, me akuzën se cënoi sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Irani, në kundër përgjigje, akuzoi Shqipërinë për fabrikim nën presionin amerikan dhe izraelit.

Ndërkohë sulmi kibernetik që ju bë sistemit online të shtetit shqiptar në 14 korrik ishte sulmi i parafundit i Iranit. Për disa ditë sistemet e shërbimeve online ishin jashtë funksionit, ndërsa qeveria iraniane nuk e mori kurrë përgjegjësinë.

Por në vigjilje të një konference të parashikuar në Manzë të Durrësit në 23-24 korrik, Ambasada Amerikane në Tiranë dha alarmin se Irani po planifikonte një sulm terrorist.

Konferenca u shty dhe qeveria shqiptare dhe partnerë e aleatë ndërkombëtarë pasi përfunduan hetimet njoftuan se pas sulmit kibernetik, nuk ishte një apo disa individë, por vetë qeveria iraniane.

Kryeministri Edi Rama, njoftoi se nga sot Shqipëria ndërpret çdo marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe se i gjithë personeli dhe stafi diplomatik iranian duhet të largohet nga vendi ynë brenda 24 orëve.

 


Top Channel

You may also like