Irani prezanton një sistem modern të mbrojtjes civile – Shqip

by admin
Spread the love

Irani ka pajisur 51 qytete në territorin e tij me një sistem të mbrojtjes civile, në mënyrë që të mbrohet nga një sulm i mundshëm i jashtëm, tha zyrtari i Ministrisë iraniane të Mbrojtjes, gjenerali Mehdi Farahi.

Sistemi i mbrojtjes civile i lejon ushtrisë iraniane të identifikojë dhe monitorojë kërcënimet duke përdorur softuerin më modern, në varësi të llojit të kërcënimit të mundshëm, tha ai, sipas Reuters.

Sipas tij, në ditët e sotme luftërat klasike janë zëvendësuar me forma të tilla si lufta kibernetike dhe sulmet biologjike radioaktive.

Farahi nuk përmendi vendet që mund të përbëjnë një kërcënim për Iranin.

Në vitet e fundit, Irani ka akuzuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për sulme kibernetike.

Në incidentin e fundit, Irani sekuestroi drone ushtarake detare amerikane në Detin e Kuq këtë javë. /tesheshi.com/

 

 

You may also like