Irani e Rusia, ndërhyrje në zgjedhjet amerikane? “Kërkohet përçarja e votuesve”!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zgjedhjet e mes mandatit në SHBA janë vetëm pak ditë larg, dhe frika e ndërhyrjeve të huaja është shpërfaqur sërish.

Zyrtarët vendas paralajmërojnë për llogari të rreme në rrjetet sociale nga përdorues amerikanë e të huaj, të cilat siç thonë ata, synojnë provokimin dhe përçarjen e votuesve, ndërsa hedhin hije dyshimi edhe mbi vetë integritetin e sistemit të votimit në SHBA.

Ekspertët e zbulimit kanë vënë re se profile të rreme në rrjetet sociale, që besohet se janë krijuar në Rusi, gjatë pjesës më të madhe të vitit kishin qëndruar të fjetura. Por papritur në gusht, teksa afronin zgjedhjet për Kongresin, ato papritur u bënë aktive.

Ato postonin mesazhe për mashtrime zgjedhore, ose shkruanin se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe se demokratët do të përpiqen t’i manipulojnë votimet”, thotë një prej tyre, Brian Liston per Voa-n, i cili është pjesë e një rrjeti të përbërë nga studiues, ekspertë të sigurisë kibernetike, agjenci qeveritare dhe të tjerë, që përcjellin rrjetet sociale, faqet e internetit, mediat shtetërore dhe njoftimet e organeve ligj-zbatuese për të gjurmuar fushatat e koordinuara të keqinformimit nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara si Rusia, Kina dhe Irani.

Faqet e lajmeve të rreme nga organizata të lidhura me qeveritë e këtyre vendeve pëprhapin njoftime përçarëse për Amerikën, të cilat më pas shpërndahen nga persona të rremë në rrjete sociale, që pretendojnë se janë amerikanë.

Qëllimi i Rusisë është përçarja dhe bindja e amerikanëve se sistemi i votimit nuk është i besueshëm, thotë Liston. Sipas tij, operatorët kinezë vënë në dukje postimet e shumta mbi integritetin e zgjedhjeve, si dëshmi se demokracia amerikane është jofunksionale. Në Arizona tashmë kanë filluar votime e hershme.


Top Channel

You may also like