IRAN – Termocentral i ri bërthamor, mes shqetësimeve për armë nukleare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Irani do të nisë ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor në jugperëndim të vendit, pas dekadash planifikimi të projektit.

Për këtë qëllim, shefi i energjisë bërthamore të vendit, Mohammad Eslami shoqëroi një delegacion në Darkhoveyn në kufirin me Irakun, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, ISNA.

”Reaktori i ujit nën presion në provincën e Khuzestanit do të ketë një kapacitet prej 300 megavat”, shkruan ISNA.

Bisedimet për projektin pranë Darkhoveyn, datojnë që nga koha para Revolucionit Islamik në 1979.

Ndërtimi pranë lumit Karun u njoftua 14 vjet më parë.

Më parë, Irani kishte kërkuar partnerë të huaj për ndërtimin.

Termocentrali bërthamor do të ndërtohet nga kompani iraniane brenda tetë viteve.

Sipas ISNA-s, kostot janë ekuivalente me rreth dy miliardë dollarë.

Ka pasur një mosmarrëveshje për programin bërthamor të Iranit prej vitesh.

Republika Islamike thekson se do të përdorë energjinë bërthamore vetëm për qëllime civile.

Megjithatë, SHBA dhe Izraeli, ndër të tjera, akuzojnë vendin se po përpiqet për armë bërthamore.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga një marrëveshje ndërkombëtare që kufizon programin bërthamor të Iranit.

Negociatat për ta ringjallur atë janë aktualisht në pritje./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like